Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Behar Hyseni, kanë pritur në takim sportistin Valmir Tahiri, i cili është shpallur sportisti më i mirë i vitit 2024 nga Federata e Motoçiklizmit të Kosovës.
Kryetari Rahimaj ka thënë se sportisti Tahiri ka dëshmuar talentin e tij për këtë sport me paraqitjen e tij në festivalin ‘Kamenica Summer Fest’, i cili u mbajt verën e vitit 2024.
“Motoristi i klubit Enduro ka triumfuar në secilën garë që ka pasur para vetes.
I lumtur që Kamenica ka sportistë të tillë të dëshmuar, për të cilët as përkrahja nuk do të mungojë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.