Partia në pushtet në krye me kryeministrin Albin Kurti, ka vendosur t’i bojkotojë disa nga mediumet më të mëdha në vend, lidhur me këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, (AGK), shkruan Periskopi.
Në postimin e AGK’së ftohet Vetvendosje që të rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë, derisa thuhet se ky bojkot është një goditje e qëllimshme ndaj pluralitetit medial në Kosovë.
“AGK-ja kundër bojkotit të Vetëvendosjes ndaj mediave, e fton ta rishqyrtojë pozicionin e saj…Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, thuhet në reagim.