Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, me numrin 83 në listë, ka renditur 83 arsye pse duhet votuar partia e tij.
PDK e ka numrin 131. Unë e kam numrin 83. Po i rendis 83 arsye pse duhet votuar PDK-në:
1. PDK e ka kandidatin më të fortë për të udhëhequr Qeverinë e Re të Kosovës.
2. Ka kontribuar në çlirimin e Kosovës.
3. Garantoi stabilitetin e Kosovës pas luftës.
4. Ka përvojë të shkëlqyer në qeverisje.
5. PDK mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës.
6. Ka realizuar projekte të mëdha infrastrukturore.
7. Është partia më hisedare e sukseseve të Kosovës.
8. PDK ka një platformë të qartë për zhvillim.
9. Ka krijuar mundësi punësimi për qytetarët.
10. PDK ka përkushtim të lartë ndaj integrimit evropian.
11. Ka pasur një ndikim pozitiv në përmirësimin e shëndetësisë, me ish-ministrin, Uran Ismajlin.
12. PDK mbështet sektorin e arsimit dhe trajnimet për mësimdhënës.
13. Angazhohet për fuqizimin e sundimit të ligjit.
14. Ka një ekip profesionistësh që do të udhëheqin me sukses.
15. Angazhohet për luftimin e korrupsionit.
16. PDK është një parti me histori të pasur patriotizmi.
17. Ka mbështetje të gjerë nga të gjitha komunat e Kosovës.
18. PDK është mbështetëse e zhvillimit të biznesit të vogël, të mesëm e korporatat, pa i fyer si oligarkë.
19. PDK është një forcë politike që i mbron interesat kombëtare.
20. Ka zhvilluar infrastrukturën e rrugëve dhe autostradave.
21. PDK ka kontribuar në forcimin e institucioneve të Kosovës.
22. Angazhohet për shtimin e mundësive për rininë.
23. Ka promovuar dhe mbështetur ndërmarrjet e reja.
24. PDK mbështet krijimin e mundësive për investime të huaja.
25. Është partia që mbështet punësimin e të rinjve.
26. PDK ka kontribuar në zgjerimin e mundësive për bujqësinë.
27. Ka mbështetur prodhimin e energjisë të qëndrueshme dhe ka propozuar termocentralin e ri nga amerikanët.
28. PDK ka qenë pjesë e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, me suksesin historik në Rambuje.
29. Ka kontribuar në krijimin e institucioneve të drejtësisë.
30. PDK ka përkushtim ndaj zhvillimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
31. PDK ka listën më të mirë të kandidatëve.
32. PDK është angazhuar për barazinë gjinore.
33. Ka promovuar përfshirjen e gruas në pozita udhëheqëse.
34. PDK mbështet një politikë të qëndrueshme mjedisore.
35. Ka realizuar rritjen më të madhe të pagave dhe do t’i rrisë sërish fuqishëm.
36. PDK ka mbështetur zhvillimin e sporteve.
37. PDK është angazhuar për të drejtat e pakicave.
38. Ka ndihmuar në forcimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
39. PDK nuk i lufton sindikatat, por konsultohet me to.
40. Ka promovuar përdorimin e teknologjive të reja.
41. PDK mbështet zhvillimin e turizmit në Kosovë.
42. PDK ka kontribuar në sigurimin e financimeve për projekte të rëndësishme me partnerë e donatorë të huaj.
43. PDK ka një plan të qartë për transformimin ekonomik, me Bedri Hamzëm – si kryeministër dhe ekspert të ekonomisë e financave.
44. Angazhohet për një ekonomi më të lirë dhe konkurruese, si parti e djathtë.
45. PDK mbështet ndihmën për fshatrat dhe zonat rurale.
46. Ka në program përkrahjen e sektorit privat, e jo vetëm atë publik.
47. PDK ka mbështetur zhvillimin e industrive strategjike.
48. PDK ka forcuar bashkëpunimin rajonal.
49. Angazhohet për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me Serbinë, me diplomaci të shkëlqyer me aleatët.
50. PDK ka në program, mbështetjen e të drejtave të punëtorëve.
51. PDK mbështet zhvillimin e tregut të brendshëm.
52. Angazhohet për investime nga mërgata.
53. PDK ka kontribuar në përmirësimin e shërbimeve publike.
54. PDK është partia që ka qenë forca kryesore në momentet kyçe historike për Kosovën: çlirim, liri, pavarësi, njohje të reja, shtetndërtim e zhvillim.
55. PDK mbështet forcimin e marrëdhënieve me SHBA-të.
56. Ka ndihmuar në forcimin e policisë dhe ushtrisë.
57. PDK është reformuar.
58. Ka forcuar pozitat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
59. PDK ka kontribuar në zhvillimin e transportit dhe komunikacionit.
60. Ka qenë forca kryesore opozitare.
61. PDK mbështet ndihmën për personat me aftësi të kufizuara.
62. PDK ka mbështetur lobimin në SHBA.
63. Angazhohet për investime kapitale.
64. Ka në program përkrahjen e prodhuesit vendor.
65. PDK është angazhuar për opozitë konstruktive, duke mos e dëmtuar asnjë proces jetik për Kosovën.
66. PDK nuk i lufton gazetarët.
67. PDK krejt programin e bazon nga zhvillimi ekonomik.
68. PDK e ka në program, zhvillimin e eksportit.
69. PDK mbështet ndihmën për pensionistët.
70. Ka kontribuar në përmirësimin e kushteve të energjisë elektrike, duke i ndalë për herë të parë reduktimet e energjisë elektrike që nga paslufta, kur e mori udhëheqjen në prag të Pavarësisë së Kosovës.
71. Angazhohet për sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
72. PDK mbështet politikat e zhvillimit të teknologjive dixhitale.
73. PDK ka lënë gjurmë në ndërtimin e shkollave të reja, autostradave dhe me projektet historike.
74. PDK mbështet politikat e stabilitetit në sektorin financiar.
75. Angazhohet për njohje të reja.
76. Ka në program, pagesën e TVSH-së kur shitet malli, e jo në kufi, duke i lehtësuar tejmase bizneset me këtë hap revolucionar.
77. PDK ka përvojë të gjatë në institucione.
78. Ka mbështetur zhvillimin e sektorëve inovativë.
79. PDK mbështet politikat e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve nga ngacmimi në internet dhe ka politika adekuatë për sigurinë fizike në shkolla.
80. PDK është distancuar nga çdo individ që ka abuzuar me pushtetin dhe është konfirmuar nga drejtësia.
81. PDK do t’i sjellë Kosovës jo vetëm zbutje të inflacionit, por edhe zhvillim ekonomik.
82. PDK do ta çojë Kosovën, në drejtim të duhur dhe në partneritet me aleatët.
83. PDK do t’i heq sanksionet nga BE-ja dhe do ta anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Evropës.