Manifestimi Kombëtar Kulturor, “Flaka e Janarit” 2025 nis të shtunën me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
Drejtoria për Kulturë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se gjatë edicionit të 34-të të “Flakës së Janarit” do të mbahen një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, si: Paneli i Flakës, Ora e madhe letrare, shfaqje filmash, festivali i “Talia e Flakës”, vizita tek familjet e dëshmorëve të kombit, etj.
Manifestimi ‘Flaka e Janarit’ organizohet në nderim të dëshmorëve të kombit.
“Flaka e Janarit” organizohet nga Komuna e Gjilanit.