Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s”, njofton IHMK.