Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pas orës 22:00 në mbrëmje një shtetas i Kosovës, me etni shqiptare është sulmuar nga dy serbë.
Shtetasi shqiptar është ndaluar në rrugë gjersa ka qenë në lëvizje me veturën e tij dhe sulmuar verbalisht nga dy shtetas të tjerë të Kosovës nga komuniteti serbë të cilët ia kanë bllokuar rrugën me veturën e tyre.
“Dy të dyshuar meshkuj K/Serb me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën, njëkohësisht e kanë ofenduar -shar verbalisht. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.