Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Kurse, janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665”, thuhet në njoftim.