Skuadra gjilanase Drita, sot është shpallur kampion i Kosovës, pasi Gjilani dhe Ballkani luajtën baraz me rezultat 2 me 2.
Drita tani ka 68 pikë kurse Gjilani gjindet në vendin e dytë me 65 pikë, në xhiron e fundit vendoset edhe skuadra e dytë e cila do ta përfaqësojë futbollin kosovarë në futboll, pasi në këtë viti nga futbolli i kosovarë, në europë do të përfaqësohet nga tri skuadra.
Barazimi i Gjilanit ndaj Ballkanit shpalli kampion Dritën për sezonin 2019/20 në Ipko Superligën e Kosovës.
Me këtë barazim, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me 65 pikë, ndërsa Ballkani në të tretin me 64 pikë.
Në ndeshjen e fundit të sezonit, Gjilani udhëton te Flamurtari, ndërsa Ballkani e pret Dritën.