E mitura që ishte raportuar e zhdukur në Gjilan ditë më parë tashmë është kthyer në shtëpi. Dyshohet se ajo është dhunuar, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari.
Policia ka bërë të ditur se sipas të miturës ajo ishte në shtëpinë e të dyshuarit.
“Gjilan 09.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.