Një rreth vicioz që lidh varfërimin e burimeve natyrore me konfliktet e dhunshme mund të jetë diçka pa kthim për disa vende të botës dhe ka të ngjarë të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, sipas një studimi. Pasiguria ushqimore, mungesa e ujit dhe ndikimi i fatkeqësive natyrore, i shoqëruar me rritjen e popullsisë, ka rritur zhvendosjen e njerëzve nga zonat e cenueshme, sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe (IEP).
Serge Stroumpants, menaxher i IEP për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha se studimi ka identifikuar 30 vende si më të rrezikuara -ku jetojnë 1.26 miliardë persona. Por njerëzit po përballen me më shumë rreziqe.
Mbrojtja kërkon t’i ndërpritet paraburgimi Enver Sekiraqës, ofrohen gjasht…
Dietë e sigurtë për dembelët! Provo sonte! Pa lodhje!
Kjo bazohet në tre kritere që lidhen me burimet e pamjaftueshme dhe pesë fokusohen në fatkeqësi të ndryshme natyrore, të cilat përfshijnë përmbytjet, thatësirën dhe rritjen e temperaturave.
“Ne nuk kemi nevojë për ndryshime klimatike për të parë një kolaps të mundshëm të sistemit, dhe vetëm ndikimi i këtyre tetë kërcënimeve ekologjike mund të çojë në përkeqësimin e ndryshimeve klimatike,” tha Strubants.
Afganistani është më i rrezikuari, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm. Këto konflikte do të pengojnë furnizimet me ushqim dhe ujë, të alternuara me ndryshimet klimatike përmbytjet dhe thatësira.
Me tensionet tashmë të përshkallëzuara, ndryshimi i klimës do të ndikojë në shumë nga këto çështje, sipas studimit./gazteaexpress