1.55 euro dje, 1.59 sot: Çmimi i naftës nuk është punë të bie në Kosovë
Një ditë më parë, çmimi për një litër naftë ishte 1.55 euro, ndërsa aktualisht çmimi i naftës për litër është 1.59 e në disa vende 1.58 euro.
Në Kosovë pati sërish lëvizje të çmimit të naftës. Një ditë më parë u raportua se kishte ulje të çmimit të karburanteve, por gjatë së premtes ky çmim vetëm se ishte rritur, raporton T7
Madje, çmimet e furnizimit me naftë po dallojnë nga kompanitë e ndryshme të derivateve në vend.
Gjatë së enjtes çmimi për një litër naftë ishte 1,55 euro, ndërsa një ditë më pas litra e saj paguhej 1.59 euro, e në disa vende 1 cent më pak.
E këtë luhatje të çmimeve qytetarët po e shohin si sfidë.
Përderisa në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka filluar të bie, në Kosovë nuk po ndodhë e njëjta.
E njëri prej qytetarëve në Prishtinë këtë rritje po e arsyeton me situatën ku është përfshirë rajoni dhe e gjithë Evropa.
Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdimisht përmendet si një faktor qe ka ndikuar në rritjen e çmimeve e shumë produkteve të tjera bazë.
E kjo situatë sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliut, ka krijuar spekulacione tregtare.
Gërxhaliu tutje shton se duhet të ketë më shumë kontroll në kompanitë e derivateve.
Ndryshe, çmimi i naftës në Gjermani është aktualisht 2.03 euro, në Zvicër dhe Greqi 2.05 euro, kurse ne vendet e tjera evropiane kryesisht me i ulet.
Çmimet më të larta janë vërejtur në Holandë, Norvegji dhe Finlandë. Në këto vende është 25-30% më e lartë se mesatarja evropiane.
Ndër vendet e Ballkanit, çmimi i naftës në Gjermani është 2.03 cent, në Zvicër dhe Greqi 2.05 cent.
Çmimet më të larta janë vërejtur në Holandë, Norvegji dhe Finlandë. Në këto vende është 25-30% më e lartë se mesatarja evropiane.