Rreth 11.7 milionë të huaj vizituan vendin tonë në vitin që lamë pas, 15.2% më shumë se një vit më parë, duke shënuar një rekord të ri.
Tashmë Shqipëria ka hyrë në epokën e turizmit gjithëvjetor, pasi edhe shifrat e konfirmojnë se rritja më e madhe e numrit të turistëve nga një vit më parë erdhi gjatë muajve të dimrit.
Në muajin shkurt rritja e turistëve ishte me 55%, ndërsa edhe marsi pati një rritje të konsiderueshme me 47%. Ndërkohë në muajt e verës numri i turistëve qëndroi pothuajse në të njëjtat shifra të një viti më parë përveç gushti me rritje 7%. Në muajt e mbetur të vitit rritja vijoi të mbetej në pothuajse të njëjta nivele, përveç nëntorit me rritje dyshifrore. /tch/