Po të shikohet në retrospektivë 1 Maji do të del që është një ditë e veqantë ku për bazë ka të drejtat e punëtorëve , ku punëtorët kërkojnë rrespektimin e të drejtave të tyre nëpër vendet e punës ku sa I përket Kosovës keto të drejta gjinden vetëm në letër.
Fillimisht kërkesat e para sa i përket punëtorëve janë shfaqur në Australi gjatë vitit 1855 ku si moto të tyre kishin “ 8 orë punë, 8 dëfrim dhe 8 të tjera gjumë
Dita e Puntorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA). Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet me 1 Maj 1867.
Kurse sa I përket Evropës 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Në vitin 1890 në Paris, kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve.
Ndërsa nga viti 1891, kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si “festa e puntorëve“. në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e Ligje; Liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.
Sa I përket vendit tonë vlen të theksohet se po në këtë ditë në shumicën e bizneseve private punohet sikur të ishte ditë e zakonshme pune ku po në këto biznese punëtorët shfrytëzohen në maksimumin e tyre, pra punëtorët I gëzojnë ato të drejta të cilat varen nga vullneti dhe ndërgjegjja e pronarit te kompanisë “biznesit”. Ku shumica e tyre praktikojnë rregullore të brendshme që bien ndesh me ligjin e punës dhe të drejtat elementare të njeriut.
Në shumicën e bizneseve në tekstin e kontratave që ja paraqesin te punësuarve për nënshkrim, theksohet që i punësuari nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë sindikate që ti parandalohet punëtorit të ketë njohuri juridike për të drejtat që ia mundëson ligji në këtë mënyrë punëdhënësi i jep të drejtën vetës në kundërshtim me ligjin që mos ti zbatoj të drejtat e rekomanduara nga ligji i punës ku tek i punësuari len të kuptohet që në Kosovë kontrata mbetet dicka formale.
Sa i përket Kosovës 1 Maji sic duket po humbet ngadal në ditë të vecantë “Festive” ku punëtorët në bizneset private punojnë por edhe ata që pushojnë e kanë shëndërruar në festë ku kryesisht pushojnë të punësuarit e administratës shtetërore do të thotë pushojnë ata të cilët e kan përgjegjësinë të punojnë për mbrojtjen e të drejtat të puntorëve, festojnë për dështimin e autoritetit të tyre në raport me mbrojtjen e të drejtave të punës.
1 Majit nga shkëlqimi I tij për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve ka rëshqitur në atë 1 Maj ku protesta është kthyer në festë ku pushimi në punë dhe të drejtat e punëtorëve mbesin imagjinatë. Kosova nuk e pret 1 Majin, Kosova e jeton cdo ditë 1 Majin e vitit 1855, e përjeton atë në dinjitetin e cdo familjeje e cdo nëne për fëmijen e cdo fëmije për nënën. Pra punëtori në Kosovë është në betejë të vazhdueshme për të drejtat e veta për 1 Majin e tij, e ndoshta ky 1 Maj do të jetë në ndonjë ditë tjetër sepse sic duket 1 Maji i vërtetë ka ikur për ne.
Sa I perket sindikatave që operojnë në Kosovë dihet botërisht se ato janë krijuar për ti legjitimuar shkeljet e të drejtave të punëtorit dhe sigurisë në punë duke u lidhur ngushtë me pushtetin për t’ia mundësuar e jo parandaluar që të politizojë cdo sektor ekonomik që operon në vend ku politika do ta përdorte si propagandë duke e krijuar një frymë që gjithëcka në këtë vend duhet të shkojë sipas skenarit që përcakton pushteti ku korrupsioni bëhet qelës, në këmbim të heshtjes së sindikatave, i’u ka mundësuar që një grupit të ngushtë t’i krijojnë favore personale duke u nisur nga pagat e larta nga 1555 Euro.
Si mundet një kryesindikalist me një pagë marramendëse që i kalon shumë paga mesatare të vendeve në Bashkimin Europian ti mbrojë me dinjitet të drejtat e punëtorëve për të cilat duhet të ishin dhe në të cilat thirren vazhdimisht.
Duhet që domosdoshmërisht të rikthehemi në bazën se ku e kishte 1 Maji dhe pse pikërsht 1 Maji pra dhe një herë punëtorë e të papunë të shtypur me dhunë ngrihuni për të drejtat e juaja por jo vetëm për 1 Maj por çdo herë që është e nevojshme që t’ia kthejm dinjitetin popullit duke mos bërë kompromis me të drejtat e juaja të guxojmë gjithë herë ti kundërshtojmë shkeljet e vazhdushme që bëhen ndaj neve, ti japim kuptim jetës ta bëjm festë 1 Majin edhe per neve.
Jam punetorë i pa paguar
nëpërkëmbur,i shfrytëzuar
nga privat e nga të huaj
që fitojnë ndërsa unë vuaj.
jo mor jo më s’duhet pritur
kam fënijë për të rritur
prej shumë vitesh po duroj
me therrime mbijetoj
që nga sot më nuk do hesht
por do ngrihem ne protestë
kam nevoja,kam kerkesa
duam pagë,duam të drejta
Edon Buca