87 raste të reja të personave të prekur me COVID-19 janë konfirmuar mbrëmë nga Institutit i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Vetëm gjatë javës që shkoi janë evidentuar 508 persona të infektuar me koronavirus dhe ishte ndër javët më të këqija sa i përket numrit të të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë.
Nga 2 mijë e 677 raste të konfirmuara gjithsej me COVID-19, 1 mijë e 425 janë shëruar e 49 të tjerë humbën jetën, transmeton Indeksonline.
Tani për tani numri aktiv i personave të infektuar me koronavirus shënon 1 mijë e 203.
Madje lidhur me këtë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti deklaroi se nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve, Kosova do të duhet të kthehet në izolim total.
Gjatë ditëve të kaluara, Klinika Infektive në QKUK ka qenë e mbingarkuar nga numri i pacientëve duke u detyruar kështu që t’i hapen dyert edhe klinikave të tjera për pacientët me infeksione.