Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Kjo situatë vjen pasi Qeveria mori vendim për lirimin e masave kufizuese.
Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
“Sot më 01 korrik 2020, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293″, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Kryeministri Avdullah Hoti, por edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë paralajmëruar kthimin e masave, nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rritje.
IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.
Ndërsa nga QKUK ngrenë alarmin për shtimin e rasteve.