Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se aktualisht në Kosovë po përballen me virusin Korona 1 mijë e 328 qytetarë.
Dje, u raportua se gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan 56 raste të reja me Koronavirus, 69 të shëruar ndërsa asnjë viktimë.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 deri më tani ka arritur në 15.814. Prej tyre janë shëruar gjithsej 13.856 raste ndërsa kanë humbur jetën 630 persona të prekur nga ky virus.