17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus.
Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), deri më sot janë shëruar 14 mijë e 894, ndërsa si shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 657 persona.
Ndërkaq në vend janë 1 mijë e 871 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.
Sërish numrin më të madh të infektuarve me COVID-19 e ka komuna e Prishtinës.