1 milion euro për shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë, për pamje të re✅
Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministren Arbërie Nagavci, Zëvendësministrin Taulant Kelmendi, staf e mësimdhënës, kemi bërë përurimin e shkollës më moderne në vend.
Infrastrukturë me standarde e cilësi europiane për të gjitha kategoritë shoqërore.
Ambient që nxit kreativitetin tek nxënësit dhe bën krenar secilin pjesëtar stafi të kësaj shkolle.
Shkollë e pajisur me kabinete të muzikës, biologjisë, sportit, artit e informatikës.
Do të vazhdojmë investimet për arsim cilësor.
Falemnderit Qeverisë Kurti për mbështetjen e parezervë.