Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.
Tutje, në këtë periudhë kohore janë shënuar edhe 9 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu, janë shëruar 14 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105.376, që nga fillimi i epidemisë.