Tashmë ka nisur publikimi i votave që kanë marrë kandidatët për deputetë nga të gjitha subjektet në të gjitha komunat e Kosovës.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar edhe emrat e 10 kandidatëve më të votuar të AAK-së në komunën e Gjilanit.
Kandidati më i votuar i AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit në Komunën e Gjilanit është Rexhep Kadriu. Kadriu ka marrë gjithsej 962 vota në Komunën prej nga vjen.
Pas tij radhitet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me 885 vota. Kandidati i tretë më i votuar është Ahmet Isufi me 750 vota.
Pas Isufit radhitet Faton Jakupi me 312 vota, i pasuar nga Selim Selimi me 164 vota, Daut Haradinaj me 158 vota, Bekë Berisha me 148, Albena Reshitaj me 136 vota, Diana Kryeziu me 120 dhe Besnik Tahiri me 105 vota.