IKSHPK, para pak minutash ka publikuar rezultatet e 2.944 mostra të marra në gjithë Kosovë shkruan Radio Star.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të reja me Covid-19, në komunën e Gjilanit.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime.