Komuna e Gjilanit ka marrë hapat e parë për festën e Pavarsisë së Kosovës duke vendosur flamuj së Republikës së Kosovës në gjithë Qytetin
Drejtori i Shërbimeve Publike Naser Korca theksoi se do të ketë shumë aktivitete të ndryshme për 10 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës.
Naser Korca theksoi se vendosja e flamujve ka qenë rekomandim i Këshillit Organizativ që vendosja e tyre të bëhet 10 ditë para festës së Pavarsisë Kosovës flamujt do të vendosen në Rrugën e Prishtinës dhe në Rrugën Adem Jashari (rrugët tek Shkollat e Mesme ) me tejë ai tha se do ketë aktivitete të ndryshme.
Drejtori i shërbimeve publike tha se janë në pritje të kalendarit për shënimin e festë së Pavarsisë së Kosovës gjitha manifestimet të cilat do të ndodhin do të shkruhen me një letër ku në ditën e Pavarsisë do të ketë si zakonishtë Homazhe tek varezat e Dëshmorëve, pastaj do të ketë koncertë për fëmijë koncertë për të rritur në mbramje dhe manifestime të tjera, më tejë ai shtoj se Krytari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri do të shpërndajë disa dekorata për personat meritor te cilët kanë kontribuar për këtë ditë të madhe, kjo festë do të mbyllet me datën 18 shkurtë tha Drejtori i Shërbimeve Publike Naser Korca