11 ditë kanë mbetur deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit, institucionet dhe partitë politike vazhdojnë pa një marrëveshje konkrete.
Kurti thotë se ka komunikim me opozitën, ndërsa kjo e fundit kërkon ftesë zyrtare dhe sqarim të procesit.
PDK-ja ka kërkuar formalizim të procesit përmes një ftese zyrtare dhe sqarim të qartë të rrugës për zgjedhjen e presidentit.
Megjithatë nuk ka pasur as letër e as propozim nga Kurti apo Vetëvendosje.
Ndërsa javë më parë Kurti zhvilloi një takim me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku por pa ndonjë arritje marrëveshje.
Në rast se nuk arrihet që të zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajin qershor.

