Nga 51 pacientë që janë duke u trajtuar në Qendrën infektive në Prishtinë, 11 janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një shtatëzënë.
Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 7 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.
Nga Klinika sot lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid -19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19:
Nga 52 pacientët e infektuar me Covid 19, 40 raste janë në gjendje stabile, dhe 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Kujtojmë, që sot është shënuar viktima e dymbëdhjetë me korona virus, ndërsa janë 79 të cilët janë shëruar deri më tani, ndërkaq numri total i personave të infektuar deri pasditen e së premtes është 449./gazetametro.net