By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... 11 personat e infektuar në Gjilan, familjarë të vajzës që erdhi nga Gjermania: Kjo nuk u tregoi autoriteteve se kishte udhëtuar
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

11 personat e infektuar në Gjilan, familjarë të vajzës që erdhi nga Gjermania: Kjo nuk u tregoi autoriteteve se kishte udhëtuar

Përditësimi i fundit: March 24, 2020 8:39 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrëmë vonë në Kosovë u raportua për 26 raste të reja të infektuara me virusin Covid-19, 11 prej tyre janë familjarë nga Gjilani. Këta raportohet se janë të afërmit e vajzës që erdhi nga Gjermania, që u identifiku vetëm tre ditë më parë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Nga 26 taste të konfirmuara dje që të gjithë janë familjarë dhe kontakte të ngushta. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova.

Se një familje e tërë në Gjilan u infektua me koronavirus e konfirmoi edhe kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai njoftoi se 11 personat e prekur me koronavirus vijnë nga fshati Vrapçiq, e që janë familjarë të 20 vjeçares e cila u identifikua pak ditë më parë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga të gjitha mostrat e marra sot në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me #Covid19”, ka thënë mbrëmë Haziri.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli dje në një lidhje direkte për media ka thënë se vajza që u prek nga pandemia nuk kishte treguar se udhëtoi për në Gjermani.

“Ka qenë një hezitim fillimisht, para se me u evidentu dhe me bashkëpunu me organet e shëndetësisë. Pacientja në fjalë fillimisht ka shkuar në Qendër të Mjekësisë Familjare, mirëpo ajo nuk e ka treguar tërësisht historinë e saj të udhëtimit, që ka udhëtuar nga Gjermania”, konfirmoi ai.

Kujtojmë se nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 690 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e një (61) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 372,444 raste të COVID-19 dhe 16,312 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81,092), Italia (63,927), SHBA (41,569), Spanjë (33.089), Gjermani (27.558), Irani (23.049), Francë (16.689), Zvicër (8.547), Mbretëri të Bashkuar (5.837), Holandë (4.749), Austria (4,306), Belgjikë (3.743), Turqi (1.236), Greqi (695), Slloveni (442), Kroaci (315), Serbi (249), Maqedoni e veriut (136) , Shqipëri (104) dhe Mali i Zi (22)./gazetametro.net

Gjilani nis përgatitjet për manifestimin “Flaka e Janarit 2019”
Merret vendimi për të akuzuarit në rastin ‘ Pronto ‘
Mot me diell dhe i ngrohtë gjatë ditës, mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të ftohta
Shoferi në Gjilan kapet me 117 km/h në zonën 60, gjobitet me 300 euro dhe i konfiskohet patentë-shoferi për tre muaj
FC Drita me gjest të fuqishëm sot, stërviten me simbole të UÇK-së në shenjë mbështetjeje për ish-krerët në Hagë!
Artikulli i mëparshëm Kadriu: Jemi në dispozicion të Komunës dhe të çdo qytetari, bashkë do ta sfidojmë pandeminë
Artikulli tjetër Qeveria jep detaje të vendimit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, merr edhe vendime tjera

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.