Shteti i Kosovës nuk po arrin t’u plotësoj kushtet elementare Policisë së Kosovës. Që nga paslufta policët vazhdimisht janë përballur me mungesa që nga uniforma e deri tek respekti për punën që bëjnë. Pavarësisht kësaj, ata po punojnë. Kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri tregon për Insajdern problemet themelore që kanë.
Policët e Kosovës po lëshojn vendin, sipas statistikave janë 1108 pjestarë që kanë dhënë dorëheqje
Është në rritje numri i policëve që kanë dorëzuar dorëhesjen nga policia dhe janë në pritje të vizave për të lëshuar vendin.
“Kemi informacione të pakonfirmuara se shumë zyrtarë policor kanë aplikuar për viza, disa për viza pune e disa për viza turistike dhe pasiqë kjo nuk bëhet publike as nga individët dhe as nga ambasadat, nuk mund ta dimë sa është numri i tyre”, thotë kryetari i sindikatës Zeqiri.
Mendimi i sindikatës është se, shumica e atyre që japin dorëheqje nga policia, janë pagat e ulta dhe puna e rrezikshme si dhe kërkimi i një jete më të mirë.
“Prej formimit të Policisë së Kosovës, dorëheqje vullnetare kanë dhënë 1108 pjesëtar të Policisë, nuk kemi ndonjë statistikë të saktë për kohët e fundit por vërehet se është në rritje dhe nëse nuk realizohen disa kërkesa apo nuk krijohen kushte më të mira do të kemi vazhdimisht dorëheqje”, tha ai