Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 119 raste pozitive me koronavirus, gjersa është njoftuar për 4 të vdekur, shkruan Reporteri.
Ndërkohë, janë shëruar edhe 92 persona.
Kjo është bërë ditur në një konferencë për media nga Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
Rastet e konfirmuara pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skendraj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istaog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2 dhe nga 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.
Ramadani ka thënë se që nga dita e djeshme situata ka nisur të normalizohet, pas një jave me numër të madh të rasteve.
“Prej dje, situata 24 orëshe ka filluar të normalizohet me gjurmimet e gjitha rasteve në Kosovë. Në 14 korrik, në Laboratin e Institutit janë testuar 420 mostra, 119 pozitive. 5237 është numri total i të infektuarave me Covid-19. 92 pacientë janë shëruar, 2462 raste totale të shëruar”, ka bërë të ditur Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetit Publik.