SARS CoV2 që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive në Kosovë e deri më tani ka infektuar 43 mijë e 881 persona.
Derisa 30 mijë e 157 persona kanë arritur që të shërohen nga ky virus, janë 1 mijë e 137 të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.
Nga të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është raportuar për 557 raste të reja me COVID-19 dhe 17 vdekje.
Ndërsa raportohet edhe për 12 mijë e 587 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.