Trupat ukrainase kanë rrëzuar pesë helikopterë rusë, kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe kanë kapur të paktën 80 trupa në orët e para që kur Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij të pushtonin Ukrainën këtë mëngjes.
Ushtria e Kievit është shumë inferiore ndaj homologes së saj ruse me një sistem të mbrojtjes ajrore dhe forca ajrore që datojnë që nga epoka sovjetike, shkruan Dailymail,
Por NATO dhe SHBA, megjithë vendosjen e ushtarëve në Rumaninë fqinje në muajt e fundit, e kanë bërë të qartë se nuk do të dërgohen trupa dhe e kanë lënë ushtrinë ukrainase ta ndalojë vetëm sulmin.
Deri të enjten pasdite, betejat po vazhdonin në Kiev, përgjatë kufirit verior me Bjellorusinë, në Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe rreth Khersonit, lumit Dneiper dhe qyteteve Odessa dhe Mariupol në jug.
Pak presin që Ukraina të dalë fitimtare nga ajo që është pothuajse e sigurt se do të jetë një luftë e zgjatur, e përgjakshme dhe e egër – por deri më tani, forcat e Kievit kanë arritur të shkaktojnë humbje të rënda mbi trupat e Putinit, shkruan Dailymail.
Dailymail publikon humbjet që i kanë shkaktuar Rusisë forcat ukrainase:
Të paktën 15 tanke T-72 u shkatërruan ose u dëmtuan në lindje të vendit këtë pasdite nga forcat ukrainase duke përdorur Javelin PTRK, një raketë amerikane antitank
Forcat ukrainase kanë pohuar se kanë qëlluar nga ajri të paktën katër helikopterë sulmues rusë KA-52 Alligator gjatë një beteje për bazën ajrore Gostomel. Një helikopter i pestë (në foto) u detyrua të bënte një ulje emergjente në fushë nën zjarr të fortë
Një imazh i kapur pranë Kievit tregon rrënojat e një helikopteri sulmues rus të rrëzuar me një ushtar që del me parashutë prej tij (në të majtë të kornizës)
Dy trupa ruse – që besohet të jenë Rafik Rakhmankulov, 19 (majtas) dhe Mgomd Mgomdov, 26, nga Kizilyurt (djathtas) – janë kapur nga forcat ukrainase në lindje të vendit.
Ekuipazhi i një automjeti luftarak rus BMP shihen me fytyrë poshtë e me xhaketa të tërhequra mbi kokë
Në anën tjetër, Rusia i ka shkaktuar dëme më të mëdha Ukrainës, pas sulmit që i bëri mëngjesin e sotëm e që kanë vazhduar edhe gjatë ditës.
Forcat ruse kanë hyrë edhe në Çernobil dhe luftimet kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore sipas një këshilltari të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
Deri tani është raportuar për disa persona të vdekur e disa të tjerë të zhdukur.
Theksojmë se pas sulmit nga Rusia, Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.