12 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga regjimenti i parë, nën udhëheqjen e Toger Arbër Hoxhës, kanë fituar medalje të bronztë në garën e patrullimit të Kambrianit në distancë të gjatë.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin nga Ambasada Britaneze në Kosovë, derisa thuhet se performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme.
“Urime 12 pjesëtarëve të FSK-së nga regjimenti i parë nën udhëheqjen e Toger Arbër Hoxhës për fitimin e medaljes së bronztë në garën e patrullimit të Kambrianit në distancë të gjatë. Performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme. Bravo që sollët një tjetër medalje për Kosovën”, thuhet në njoftim.