Inspektoriati Policor të Kosovës gjatë vitit 2018 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1419 ankesa dhe informata që në krahasim me vitin e kaluar numri i ankesave ka një ngritje të lehtë (vitin e kaluar IPK ka trajtuar 1226 ankesa).
Prej tyre 762 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Kosovës.
Nga 143 raste me elemente të veprës penale, 90 janë dërguar me kallëzim penal nga Departamenti i Hetimeve në prokuroritë kompetente, ndërkaq me raport të veçantë janë dërguar 18 raste.
Gjithsej gjatë vitit 2018 si subjekt i hetimit nga IPK-ja kanë qenë 194 punonjës të PK-së. E shprehur në përqindje i bie që vetëm 2.29 % i punonjësve të PK-së janë hetuar nga IPK-ja me dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Gjatë vitit 2018, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime:
• 12 arrestime;
• 50 suspendime;
• 10 transfere.
Ndërsa këtë vit IPK-ja ka hetuar 36 raste të veprave penale me elemente të korrupsionit dhe veprave tjera kundër detyrës zyrtare
“Në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave, Divizioni i Inspektimit dhe Raportimit në kuadër të Departamentit të Inspektimit në drejtim të vlerësimit të kryerjes së detyrave policore në raport me legjislacionin dhe standardet e kërkuara, gjatë vitit 2018 ka realizuar nëntë (9) inspektime, nga të cilat, pesë (5) të rregullta bazuar në Planin Vjetor të Inspektimit dhe katër (4) të jashtëzakonshme.
Po ashtu IPK-ja ka vlerësuar edhe performancën policore gjatë fillimit të ndërrimit nga ora 08-16 në Stacionet policore.