Rrjeti i barnatoreve me të mëdha në vend, Riga Pharm ka shënuar 12 vjetorin e themelimit.
Stafi i Riga Pharm kanë rrëfyer për Gazetën Nacionale rrugëtimin e tyre në këto barnatore.
Njëra ndër punëtoret, që kishte filluar punën qysh në themelimin e Riga Pharm, para 12 viteve, ka thënë se ndjehet krenare që ka qenë dëshmitare e rrugëtimit dhe suksesit të këtij rrjeti të barnatoreve.
“Unë kam qenë me Riga Pharm që nga fillimi, kur kishim një barnatore të vetme. Duke parë këto 12 vite është e pabesueshme të shohësh se si jemi rritur nga një barnatore në një lagje të Gjilanit në një lider farmaceutik me 61 njësi në mbarë vendin.” – ka thënë ajo.