Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 27.10.2023-02.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e trembëdhjetë (1213) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për njëmbëdhjetë (11) ngasës,
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente ka shqiptuar tetëdhjetë e nëntë (89) gjoba, nga të cilat dyzet e një (41) gjoba janë shqiptuar vetëm për skadim të afatit të regjistrimit të mjetit, kundërvajtje këto të identifikuara nga pajisjet inteligjente. Po ashtu janë identifikuar dhe shqiptuar gjoba edhe për kundërvajtësit të cilët kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, mos përdorim i dritave në automjet, tejkalim i shpejtësisë të lëvizjes etj.
Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.