Me 4 të vdekur nga Covid-19, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë ka arritur në 611.
Për dallim nga herët e kaluara, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në raportin 24-orësh, ka treguar se 2 persona kanë vdekur në Klinikën Infektive, 1 në spitalin rajonal të Prizrenit dhe një në atë të Pejës.
Derisa nga 678 mostra të testuara nga IKSHPK’ja dhe laboratorët privatë me metodën PCR, pozitivë kanë rezultuar 57 persona.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në mbi 14 mijë e 9, prej të cilëve kanë arritur të shërohen mbi 12 mijë persona.
Rastet pozitive janë 16 nga Komuna e Prishtinës, 6 raste nga ajo e Gjilanit e 5 raste në atë të Pejës.
Në anën tjetër, gjatë të premtes 220 pacientë janë trajtuar në QKUK dhe spitale regjionale, prej të cilëve 123 të konfirmuar me Covid-19.
Në raportin e SHSKUK’së thuhet se 6 pacientë janë në respiratorë e 142 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.