Sot zhvillohet xhiro e 13-të e Albi Superligës së Kosovës.
Skuadra gjilanase FC Drita, sot do të takohet me Ferizajin.
FC Drita pas humbjes nga Prishtina, kërkon tri pikët e plota nga skuadra e Ferizajit, Nuhiu në konferencë tha se nga ndeshja duhet të kthehemi te fitorja dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, kundërshtari pavarësisht rezultateve të fundit ka futbollistë cilësorë.
FC Dritës sot ndaj Ferizajit do ti mungojnë Rron Broja dhe Ilir Blakçori për shkak të kartonëve, ndërsa Prince Balde ka një shqetësim.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00 në Gjilan në terenin me bari sintetik.