Në komunën e Gjilanit nga mostra të marra janë konfirmuar 13 rast me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Njoftimi nga IKSHPK:
Rastet pozitive janë nga:
komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.