Plot 14 mijë e 40 persona janë të kycur në grupin në Viber i cili gjatë gjithë kohës ka njoftime se ku janë stacionuar policia.
Në grupin e krijuar në Viber, lajmërohen se ku ka radar, ku ka kontrolle e ku janë fshehur policia.
Në këtë grup ndalohen fotografitë sidomos të veturave të policisë të cilat janë civile dhe ka disa rregulla strikte që duhet ndjekur për të qenë pjesëtar i grupit.
Një gjë tjetër e cila është vërejtur në këtë grup është se, njësitet e policisë kanë emra të caktuar.
Përmes të gjitha njoftimeve që jepen e merren në grupin e quajtur “Radari”, shoferët ndalojnë shpejtësinë dhe u shmangen radareve dhe gjobitjeve nga ana e policisë.
Grupi vazhdimisht po shkon në rritje të numrit të pjesëtarëve që i bashkangjiten “Radarit”.