14 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje mes një autobusi dhe një automjeti transportues në fshatin Prekoc të Novëbërdës, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes, kur është përplasur frontalisht me automjetin.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
“Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore . Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.