14 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 2.541 raste të reja pozitive.
Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë shëruar edhe 604 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2.
Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 747.898 doza të vaksinës anti-COVID në të gjitha qytetet e Kosovës, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 18.326 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 23.845.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.
Në total numri i rasteve aktive është 23.845.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!