By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... 140 mijë vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë, orari i vaksinimit në disa komuna
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

140 mijë vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë, orari i vaksinimit në disa komuna

Përditësimi i fundit: October 30, 2021 12:07 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Javën që lamë pas, saktësisht më 27 tetor kanë nisur shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal në Kosovë.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.

Koha për vaksinim është tani, sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19. Secila komunë do të informoj qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal”, thuhej në njoftim.

E tashmë disa komuna kanë nisur vaksinimin kundër gripit sezonal, disa pritet të nisin, raporton Telegrafi.

Në Prishtinë, vaksinimi kundër gripit ka nisur më 28 tetor, nga ora 08:00 deri në 19:00 në sallën 1 Tetori.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook kishte shkruar se grupet me prioritet për vaksinim janë: punëtorët shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar.

Të premten, më 29 tetor edhe në Fushë Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Komunës së Fushë Kosovës.

“Nga sot, e premte datë 29.10.2021 do të filloj vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme (lokacioni i njëjtë ku bëhet vaksinimi kundër COVID19)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot, më 30 tetor procesin e vaksinimit kundër gripit e ka nisur edhe komuna e Gjilanit.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe nga e shtuna fillon dhënia e tyre.

Kështu është thënë në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit, drejtoresha Arbenita Hajdari ka bërë të ditur se dy ditët e para (e shtunë dhe e diel) vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania, nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Nga e hëna, 1 nëntor, vaksinimi bëhet në tri Qendra të Mjekësisë Familjare: në QKMF, si dhe në ambulancat ‘Dheu i Bardhë’ dhe ‘Ramiz Cërnica’ (te Zalli), duke filluar nga ora 8:00 deri në 14:00.

“Vaksinat kundër gripit sezonal janë të dedikuara për grupet më të ndjeshme, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike, si nevojë për rritjen e aftësisë reaguese të organizmit ndaj viruseve të ndryshëm”, tha ajo.

Ndërkaq, nga komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është njoftuar se është bërë furnizimi me vaksina kundër gripit sezonal në një sasi prej 8 mijë dozash.

Shpërndarja e këtyre vaksinave bëhet nga e hëna deri të premten prej orës 08:00 deri në 20:00 në qendrën e vaksinimit në sallen e Edukatës Fizike në shkollën “Fehmi Agani”.

Komiteti i Gjilanit kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat si e vetmja mënyrë për ta parandaluar infeksionin me COVID-19
Ulutas: Çdo operacion me dron kërkon njoftim paraprak dhe aprovim të qartë nga KFOR-i
Skandal! Në librat e gjeografisë, Kosova është Serbi
Gjilanasja drejt Everestit, ministri i jep flamurin e Kosovës me vete
Temperaturat për sot
Artikulli i mëparshëm Në QNR nis rinumërimi i rreth 300 vendvotimeve për kuvende komunale
Artikulli tjetër Alban Hyseni i Vetëvendosjes vazhdon takimet mobilizuese, takon strukturat dhe të rinjtë e Lladovës

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.