Karateistët e Kosovës kanë shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të karatesë, që u zhvillua në Guadalajara të Spanjës, duke u kthyer me 15 medalje.
Prej tyre, shtatë të arta, katër të argjendta dhe katër të bronzta, raporton Klankosova.tv.
Falë këtij suksesi, Kosova u rendit në vendin e dytë në tabelën e përgjithshme të shteteve, menjëherë pas Spanjës.
Medaljet u fituan nga:
𝐄 𝐚𝐫𝐭ë:
Lanika Rexhepi
Prijam Gashi
Aid Curri
Korab Gashi
Suela Arifi
Meshkujt ekipore (junior)
Meshkujt ekipore (kadet)
𝐄 𝐚𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐭ë
Rion Bahtiri
Blerand Osmani
Betim Maliqi
Diellza Sejdijaj
𝐓ë 𝐛𝐫𝐨𝐧𝐳𝐭ë
Lijana Iseni
Dea Hasanaj
Fortesa Orana
Vajzat në ekipore (junior).