Në Kosovë shpesh flitet për kurdisje por shumë pak është bërë për parandalimin e kësaj dukurie.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka deklaruar që ligji i ri ka sanksione të rrepta për ata që përfshihen në kurdisje të ndeshjeve në sport.
Ai ka thënë se tashmë është krijuar një ekip nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të merret me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve dhe dhunës në sport.
“Dënimi maksimal mund të shkojë deri në 15 vite burg” deklaroi Hasani.