19 shkurt e hënë është shpallur ditë pushimi për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.
Vendimi për pushim të hënën bazohet Ligjin për Festat Zyrtare.
“Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nder të festës së Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë: e hënë, 19 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.