Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje për operacionin e gjerë lidhur me keqpërdorimin e mbi një milion eurove në Byronë Kosovare të Sigurimit.
Kryeziu në një konferencë për media ka bërë të ditur se 39 persona kanë rënë nën pranga, teksa shtatë nga ta gjenden jashtë Kosovës, të cilët do të japin përgjegjësi penale.
“Ne kemi arritur t’i arrestojnë 39 persona dhe t’i ndalojmë të njëjtit, përderisa 7 prej tyre rezultojnë që janë jashtë Kosovës. Mirëpo, veprimet hetimore nuk do të nadalen edhe në drejtim të tyre. Ne do të kujdesemi që në kuadër të mandatit që kemi, të sigurohemi që BKS-në ta kompensojmë cent më cent, prandaj kemi sekuestruar dhe ngrirë pasuri edhe më shumë sesa ata që kanë ngrirë“, ka thënë ai.









