Në komunën e Gjilanit nga mostrat e marra janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Njoftimi nga IKSHPK:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.