Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 26.05.2023-01.06.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1158 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin 11 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 12 aksidenteve me të lënduar si dhe janë konfiskuar 19 patentë shoferë, thuhet në njoftim.