19 vite nga vrasja e luftëtarit dhe kryengritësit për liri, akademik Fehmi Agani. Ai ka qenë mendimtar politik e bartës i platformës për Liri, Pavarësi e Demokraci.
Profesor Agani besonte se përveç rezistencës politike, duhet të përgatitet edhe rezistenca ushtarake si mjet i politikës.
Ishte ura më e madhe politike për konsensus, pajtim e unitet të brendshëm, por edhe vizionar, paqedashës e përfaqësuesi ynë në diplomaci.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Aganin!