Avdi Xhaqku u lind më 10 Janar 1971 ne lagjen Xhaqku te Hogoshtit, rrjedh nga nje familje me tradite bujare dhe liridashese me një gjendje mesatare ekonomike. Ishte fëmiu i TRETË i baba Ibrahimin dhe nënës Zylfije pas vllaut Regjepit e moter Sheribanes, pas Avdiut lindin edhe vajzat Naimja, Sadberja dhe Mejremja. Klasen e parë te shkollës fillore e filloj ne vitin shkollorë 77/78 ne Hogosht, nderkaq shkollen e mesme e filloj ne fitin 85/86 dhe e mbaroj me sukses ne vitin 88/89.
Kushtet e veshtira ekonomike bene qe Avdiu t’mos vazhdoj studimet megjithekete fteses per ne sherbim ushtarak iu pergjegj ku edhe sherbeu në Pozharevc. Me 17 Mars 1991 Shkoj ne sherbim ushtarak dhe pas 2 muaj sherbim, filloj konflikti ushtarak ne mes Jugosllavise se atehershme dhe Kroacisë me qrast kjo ishte periudha që Dëshmori I Kombit Avdi Xhaqku të paiset me njohuri teorike dhe praktike me Artin e luftes, njeherit ishte kjo edhe njohja direkte e Ushtrisë së ndytë serbosllave nga Avdiu ngase edhe ishte me trup nga ana e ushtrisë barbare por jo ne mbrojtje te saj plot 6 muaj deri sa dezertoj dhe u kthye ne shtëpi. Pasi qe kerkohej nga regjimi i atehershem per shkak te dezertimit , Avdiu vendosi t’a braktise Kosovën dhe me nje pasaporte te falsifikuar te te vellait Regjepit arrinë në Zvicër me 30 Tetor 1991 ku iu nenshtrua qendrimit si azilkerkues.
Si dezertor i nje ushtrie qe njihej ne boten e civilizuar si barbare, Avdiut pas nje kohe edhe iu njoh qendrimi dhe kishte regulluar Statutin e qendrimit në Zvicër. Plot 8 vite qendroj atje, ndihmoj ne shumë lloj ndihmash qe organizoheshin atje ndonese te shumten e rasteve ishte edhe organizator i demonstrative e protestave te nduardurta në Zvicër.
Pas shpalljes se mobilizimit nga Shtabi i UCK, lajm ky qe Avdi Xhaqku haptas e kishte shprehur se “a ka me nder e me gezim se te jemi bijë shqiptarë me amblemë te UCK-es”, dhe fteses vullnetare pa ngurim iu pergjegj deshmori bashke me shume shoke me te cilet kishin pas nje jete te gjate 8 vjeqare ne shtetin Zviceran. Fteses me besa – besë iu pergjigjen ne Bazell te Zvicres duke i lidhur duart vllazerore te besatimit me Imer imerin, Jeton Hajrullah Dermakun, Sami Zeken nga Vitia, Fadil Qerimin nga Xhylekreshta, dhe Mentor Rama nga Ceroviku i Klinës.
Me 1 Maj ishte caktuar dita e nisjes nga Arau-ja e Zvicres, ne disponim ishin 2 autobusë, bashkeluftetaret e Avdiut na rrefejn per udhetimin nga Zvicrra deri ne Itali, per Atmosferen e gezimin qe mbreteronte gjate udhetimit per ne Bari te Italisë e me pastaj me trajekt per ne Shqiperi.
Me 2 Maj arritem ne Durres, per te vazhduar rrugen per ne Feken qe ishtre edhe qender stervitore, bem stervitje taktike e strategjike me armatim te te gjitha kalibrave dhe stervitjet vazhduan plot 20 ditë rrefen Komandanti Imer Imeri njeherit edhe shoku me i ngusht i Avdiut. Na thot se Avdiu sikur enderronte per te qene ne vije te pare te frontit dhe çdo dite na thoshte se s’duhet te presim me teper ngase toka po digjet , babalaret, nenat e motrat tona po debohen, vriten, masakrohen e çka jo tjeter, erdhi edhe dita pikerisht me 25 maj 1999 nga Fekeni jemi nisur per te arritur fillimisht ne Elshan-fshat ne Shqiperi, pastaj në Krume ku edhe ishte depoja kryesore per armatim.
I kaluam afer 12 ore udhetim ne kemb dhe ishim afruar ne vije te frontit, fillimisht Avdi Xhaqku ishte reshtuar ne Brigaden e Pare qe quhej „Syri i Shqiponjes“ qe numeronnte 1.780 Ushtarë dhe se ciles i printe Komandanti Bilall Syla nga Medvegja. Kompanine e II-të e komandonte Halil Ramadani dhe shtrihej nga Maja e Pashtrikut deri te Drimi i Bardhe .
Ne Togun e Pare qe e komandonte Imer Imeri, me mitraloz kishte shenjetarin i cili shquhej per ta qelluar cakun e armikut, ishte Deshmori Avdi Xhaqku i cili qendronte i pozicionuar ne maje te Pashtrikut.
Me 28 Maj 1999 ne ora 4 te mengjesit ishte atmosfere lufte, ne qdo kend e pellemb vinte arome lufte, komandantet po i ndanin detyrat, urdheronin pozicionimin neper istikame dhe per te pritur urdherat per te hapur zjare mbi hordhite qetniko-partizane.
Ushtria shqiptare, rrefen komandanti Bilall Syla ishte plote rregull e disiplinë, zhvillohej lufte ne afersi deri ne 5 0 m sa qe edhe shpesh na hynin ne lidhje gjate telefonatave edhe armiqet . “Avdiu kishte nje pergaditje te veçant per lufte , kishte nje vizion te qarte dhe ishte Trim qe me te s’duhej folur shume ngase ishte edhe me nje pervoje te mehershme te luftes ne Kroaci dhe detyrat i krynte me perpikeri, vriste armiqet pa meshirëpor shume here ngritej ne kembe sikur nuk ngopej me viktimat qe sillte nga mitralozi i tij”.
Ishte 1 qershori i vitit 1999, oret e pasdites, intensiteti i luftes sa vinte e shtohej, tani me ushtaret e UÇK dalloheshin si me te shtena njeherit edhe me kontaktet mes bashkeluftetareve dhe gjuha e komunikimit dhe mbrojtjes se njeri-tjetrit ishte per t’u çmuar