Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 193.
Gjatë 24 orëve të kaluara 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga testimi i 109 mostrave.
Nuk është raportuar për ndonjë të vdekur, kurse 13 persona janë hospitalizuar.