Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “takim domethënës dhe të ngrohtë” takimin me kryeministrin britanik, Keir Starmer gjatë të cilit të dy palët ranë dakord për një hua prej 2.8 miliardë dollarësh për Kievin.
Duke postuar në X Zelensky shkroi: “Kjo kredi do të rrisë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe do të paguhet duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse.
“Fondet do të drejtohen për prodhimin e armëve në Ukrainë. Kjo është drejtësia e vërtetë – ai që filloi luftën duhet të jetë ai që duhet të paguajë.
“Falënderoj popullin dhe qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që nga fillimi i kësaj lufte. Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë strategjikë dhe ndajmë të njëjtin vizion se si duhet të duket një e ardhme e sigurt për të gjithë”, shkroi Zelensky.